Gjilani debuton me fitore, tani pret APOEL

Turi paraeliminator i Europa League: Tre Penne-Gjilani 1-3 (Gai 16’/ Nikaç 24’, Hajdari 64’, Hila 68’)

Gjilani shkruan faqen e parë të historisë së saj europiane. Dhe s’ka më bukur. Debuton me fitore në transfertë dhe pasi ka fituar 3-1 ndaj Tre Penne të San Marinos, kualifikohet për në turin e parë të Europa League.

Ndonëse takimi nisi me golin e Gait (16’) për Tre Penne, gjilanasit e trajnerit Gentian Mezani nuk u stepën. Përkundrazi i shtuan përpjekjet e tyre dhe në të 24-tën minute me anë të Darko Nikaç, pas një pasimi të Prognit, barazuan në 1-1.

Në mesin e fraksionit të dytë u vnedos edhe fati i rezultatit. Në të 64-tën Fiton Hajdari dhe në të 68-tën Ardit Hila, do të shënonin radhazi, duke fiksuar fitoren 3-1 të Gjilanit, i cili fitoi të drejtën për të vazhduar rrugën në turin e pare të Europa League.

Kundërshtari i radhës për Gjilanin do të jetë skuadra qipriote APOEL i Nikosisë, ndeshje e cila do të zhvillohet të enjten e ardhme të 27 gushtit, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!