UEFA vendos: Gjilani, nesër ndaj Tre Penne

Për shkak se në radhët e Gjilanit është diagnostifikuar një futbollist me Covid-19, ndeshja e sotme paraeliminatore e Europa League, e planifikuar për t’u luajtur ndaj skuadrës andorriane të Tre Penne, është pezulluar nga UEFA për t’u zhvilluar pas 24 orësh.

“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të sajë do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshem”, njofton klubi i Gjilanit.

Ndërkohë mësohet se takimi Tre Penne-Gjilani do të startojë në orën 18:00 dhe jo 21:00 siç ishte parashikuar për ditën e sotme. Në Andorra, skuadra e Mezanit ka mungesa të rëndësishme në radhët e saj, si Tomislav Bushiç, Sebino Plaku dhe Keita Rezak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!