Sevilja ka fituar gjithë finalet, Inter 10 vite pa trofe

Nesër në Këln të Gjermanisë duke nisur nga ora 21:00 do të luhet finalja e Europa League ndërmjet Seviljes dhe Inter Milan.

Ekspertja e këtij kompeticioni, Sevilja e fitoi trofeun tri herë radhazi në 2014, 2015 dhe 2016 nën drejtimin e Unai Emeri dhe është skuadra e vetme në histori që ka pasur sukses.

Por dhe në këtë sezon të çuditshëm arriti në finale duke mundur dy skuadrat angleze. Volvës në çerekfinale dhe Mançester Junajtid në gjysmëfinale.

Interi kaloi Bajer Leverkusen në çerekfinale, dhe më pas Shakhtar Donetsk në gjysmëfinale me rezultatin e thellë 5-0.

Në fakt këto dy ekipe janë më të suksesshmit në historinë e Europa League., Sevilja e ka fituar atë pesë herë (2006, 2007, 2014, 2015 dhe 2016), dhe Inter tri herë (1991, 1994 dhe 1998). Interi nuk ka fituar një trofe evropian për 10 vite radhazi.

Edhe pse duken favoritë, zikaltërit duhet të mësojnë se spanjollët andaluzianë nuk kanë humbur asnjë nga 5 finalet e deritanishme të këtij kompeticioni.

Në planin dypalësh, do të jetë ndeshja e parë mes Interit dhe Seviljes në një event evropian.

Për të dy trajnerët, Julen Lopetegui të Seviljes dhe Antonio Konte të Interit, kjo do të jetë hera e parë që drejtojnë ekipe në finale evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!