Tirana lë ‘Nënë Tereza’-n, nesër ndeshja në Tbilis
100-vjetori i dytë për Tiranën futboll, nis me një rrugëtim drejt Gjeorgjisë së largët për Ligën e Kampionëve në program, nesër, ora 19:00 me atë shqiptare.
Sot, në orën 07:00, delegacioni bardheblu, me në krye presidentin Refik Halili, la aeroportin ‘Nënë Tereza’, teksa me një kurim të detajuar, ku mbizotëronte rregulli dhe simbolet e klubit, fluturuan drejt Gjeorgjisë.
Në Champions League për t’u ndeshur me një takim të vetëm me Dinamon e Tbilisit. Bardheblutë, për shkak të situatës pandemi globale të koronavirusit zgjodhën një çarter për në Tbilisi.
Tirana, futbollistë-stafe dhe drejtues, i janë nënshtruar paraprakisht testeve për COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Arritja në tokën gjerogjiane është parashikuar të jetë rreth orës 10:00 me orën shqiptare.