Tirana gjithë shëndet, nisja në mengjes…

Tamponë dhe përgjigje negative për të gjithë në kampin e kampionëve të Shqipërisë për edicionin 2019-20. Nesër me një çarter, duke nisur nga ora 07:00, Tirana dhe delegacioni që shoqëron gati për tu nisur drejt Gjeorgjisë.

Vendimtare ndeshja e parë eliminatore në Champions League ndaj Dinamo Tbilis, në transfertë. Kalimi i turit, me gjasa e perplas në turin pasardhës me Zvezdën e Beogradit.

Tirana me disa përforcime interesante, pritet të duelojë deri në fund për të ecur përpara. Janë ende në ‘100 vjetor’…

Njoftimi i klubit:

Kampionët udhëtojnë nesër drejt Gjeorgjisë. Lojtarët, stafi teknik, drejtuesit e klubit dhe një delegacion i vogël që do të shoqerojë skuadrën në Tbilis, kanë kryer sot tamponët sipas protokollit tëUEFA-s. Të gjithë kanë rezultuar negativ dhe janë të gatshëm për të udhëtuar drejt Gjeorgjisë.

Një charter i “Air Albania” do të mundësojë nesër në orën 07:00 të mëngjesit nisjen drejt Tbilisit dhe kthimin direkt pas ndeshjes që luhet të mërkurën në orën 19:00.

Ekipi është i plotë dhe me besimin për të provuar gjithcka në ndeshjen perballë Dinamo Tbilis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!