‘RTSH Sport’ sjell Tiranën në ‘Tiranë’

Tirana luan nesër në orën 19:00 ndeshjen e turit të parë në Ligën e Kampionëve në Gjerorgji përballë vendasëve të Dinamo Tbilisit. Delegacini bardheblu ka udhëtuar mengjesin e sotëm drejt ish-republikës ruse ndërsa mësohet se ekipi nga Tirana, është akomoduar në Tbilis.
Por një lajm shumë i mirë për tifozët e skuadrës dhe gjithë dashamirësit e futbollit vjen nga RTSH Sport. Sipas një postimi në zyrtare, televizioni publik lajmëron se ndeshja do të vijë e trasmetuar duke nisur nga ora 19:00 në RTSH Sport.
Njoftimi i RTSH:
RTSH SIGURON TE DREJTEN TELEVIZIVE!
DINAMO TBILISI – KF TIRANA (Sfida e parë kualifikuese me një ndeshje të vetme në CHAMPIONS LEAGUE për kampionët e Shqipërisë.
Të mërkurën ORA 19:00 EKSKLUZIVE në RTSH SPORT
