Champions i ‘çmendur’, ikën Siti

Dy skuadra nga Gjermania dhe dy nga Franca do diskutojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Champions League në Lisbonë: Mançester Siti-Lion 1-3 (De Bryne 69′ / Kornet 26′, M. Dembele 75′, 87′).

Sërish surprizë në takimin e fundit për një biletë për në çerekefinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet me formulen ‘Final 8’ në Lisbonë të Portugalisë.

Pas dështimi shekullor të Barcelonës mbrëmë me Bajernin 2-8, sot Siti i Pep Guardiolës merr valixhet për në Angli. Përballja Mançester Siti-Olimpik Lion i Francës luajtur në ‘Estadio Jose Alvalade’ ka përfunduar 1-3 për formacionin e Rudi Garsias.

Lion i dënuar nga fotografimi i kampionatit francez (mbeti jashtë Europe per 2020-21), pasi shtangu Juventusin rrëzon në tapet edhe pretendentin tjetër Sitin dhe me plot meritë, shkon në gjysmëfinale me Bajernin e Mynihut.

Gjysmëfinalja tjetër Lajpcig-PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!