Firmos Krymi, Malota te kurbinasit

Vllaznia e shpëtuar në “play out”, ndërsa mundi Besëlidhjen në ‘Loro Boriçi’, duke ruajtur vendin në Superiore, kthehet në furnizuese për disa ekipe në Kategori të Parë dhe Superiore.

Presidenca me stafin e ri po punon intensivisht për të riformatuar grupin dinjitoz dhe drejtori Djarmati me pasuesit e tij, po shohin më së shumti nga pista sllave.

Megjithatë, Vllaznia ka rinovuar me njërin nga lojtarët më të mirë të saj, Ardit Krymin. Mbetet për t’u parë se si do veprohet me lojtarët e mbetuar…

Sherri te Laçi ishte largimi më i padëshiruar i shkodranëve. Gjithsesi, ata ia kanë dalë të ‘heqin qafe’ edhe futbollistë si Shtubina te Egnatia dhe Malota te Laçi. Pa përmendur këtu largimet në ‘bllok’ të kolonisë brazliane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!