Kastrioti rinovon me Çelën, Husein dhe Nuriun


Braziliani Agnaldo Moraes, firomosi dje me krutanët, por po dje, u fol se ka rinovuar edhe mbrojtësi veteran Emiljano Çela.

Megjithatë, klubi i Kastriotit vetëm ditën e sotme zyrtarizon tepelenasin 35-vjeçar. Madje, përpos Çelës, klubi krutan njofton se ka zgjatur kontratën edhe me Lukman Husein dhe Rei Nuriu.

Në strategjinë e tyre klubi po përpiqet të luajë në dy fronte. Rinovime dhe afrime.

Beteja e krutanëve për sezonin e ri 2020-21 dihet, luftë për të mbyllur edicionin në mes të tabelës. Kastrioti do të luajë sërish larg Krujës, pasi impianti i tyre ende është në rikonstruksion.

Klubi njofton:

“Lukman Husein dhe Rei Nuriu, rinovojnë me Kastriotin edhe për sezonin në vazhdim. Ju urojmë suksese me fanellën tonë “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!