Teuta, 6 titullarë firmosin për sezonin e ri

Ndërsa trajneri Edi Martini ka nisur përgatitjet me skuadrën, për ndeshjen ndaj izraelitëve në Europa League, zyrtarët e klubit, nuk po humbin kohë. Ata po rinovojnë kontratat me futbollistët, të cilët do të vazhdojnë të veshin fanellën e Teutës edhe për sezonin 2020-2021.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Teutës në rrjetet sociale, duke treguar se drejtuesit durrsakë, kanë rinovuar kontratat me 6 futbollistë titullarë, të cilët ishin edhe protagonistë në fitoren e Kupës së Shqipërisë.

“KF Teuta ka dëshirë t’ju informojë se ka arritur marrveshjen edhe për një sezon me këta lojtarë: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja,Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit dhe për sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistëve , kanë bërë që drejtuesit e skuadrës blu, të vijojnë më tej bashkëpunimin me këta lojtar. Dje lojtarët kanë nënshkruar kontratën e re ku do vazhdojnë të mbajnë të veshur fanelën e skuadrës së Teutës edhe për sezonin e ardhshëm,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Teutës në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!