Starton Champions, Lisbona e qetë…

Lisbona filloi të jetojë Champions League. Pandemia Covid-19 është vërejtur gjithashtu edhe në kryeqytetin turistik portugez. Mjedisi festiv i futbollit europian nuk vërehet.

Gjithçka është e qetë. Nëpër rrugë, vështirë të shihni tifozët e ekipeve pjesëmarrëse. Vërehen disa nga Atalanta dhe Paris SG, që ecin nëpër qendër të qytetit.

Në orët e pasdites, një Champions gjigant u vendos në sheshin “Rossio”, një nga enklavat kryesore të qytetit. Maketi tërhoqi vëmendjen dhe ishte objekt i shumë fotografive të turistëve dhe kalimtarëve të rastit.

Sheshi “Rossio” është një zonë e shkëlqyer e tifozëve, të cilët nuk janë shfaqur si në edicionet e tjera. Gjithsesi, Champions gjigand përpiqet ta gjallërojë eventin në një kohë pandemia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!