Atalanta pranë historisë, thyhet në… shtesë

Champions League, Portugali “Final 8”: Atalanta- Paris SG 1-2 (Pasaliç 27′ / Markuinjo 90′, Choupo Moting 93′)

Kur të gjithë prisnin të gjenin një fjali të veçantë, për ta mishëruar në mrekullinë Atalanta në Champions League, skuadra e Paris SG-së barazon dhe pas disa sekondave në shtesë, gjen edhe të dytin.

Takimi mes Atalantës dhe Paris SG, në ‘Da Luz’ të Lisbonës, mes një drame të vërtetë. Në Portugali, teksa kanë nisur ‘Final 8’, skuadra bergamaske e Gasperinit për pak sa nuk preku historinë ndaj kampionëve francezë, të kuotuar si favoritë për trofeun.

Në minutën e 27-të Pasaliç realizon golin e parë të ndeshjes për Atalantën, me një të majtë ekzemplare, duke dërguar topin në këndin e largët të Kejlor Navas.

Në fraksionin e dytë, megjithë përpjekjet e parizienëve, teksa hodhën në fushë Mbapenë, shifrat mbetën të paprekura deri në të 90-tën, kur Markuinjo barazoi për PSG.

Në depresion Atalanta thyhet sërish dhe kësaj radhe goli i Moting në 93-tën rezulton fatal. Ecën Paris SG, Atalanta ruan kujtimin e epërsisë deri në fund të ndeshjes. Në fushë, për Atalantën, edhe futbollisti i kuqezinjëve Berat Gjimshiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!