David Silva luan me ‘dy porta’

Lacio pritet të nxitojë për firmën me David Silvën nëse nuk do ta shohë te Juventus.

David Silva injoron Lacion dhe futet në tratativa me Juventus.Mesfushori spanjoll, pas largimit nga Siti, duket se ka një marrëveshje me Lotiton president te Lacio por mesfushori veteran,vazhdon të shtyjë nënshkrimin.
Mbërritja e spanjollit te skuadra e Tares dukej e lidhur me angazhimet e lojtarit,në Ligën e Kampionëve me Sitin.

Por prapa kuintave duket se Juventus ka hyrë në negociata me David Silvën në dëm të Lacios. Ardhja e Andrea Pirlos në krye të stolit bardhezi, ka patur ndikim. Ai e ka vlerësuar gjithmonë Silven si një ‘star’ të mesfushës dhe do të dëshironte që ai të ishte në mesfushën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Lotito dhe Tare tashmë kanë arritur një marrëveshje me spanjollin e lënë të lirë nga Mançester Siti. 3 milion neto për 3 vjet. Heshtja e pakuptimtë e Silvës, në orët e fundit, ka alarmuar drejtuesit bardhëkalter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!