Muriqi kalon ‘Adriatikun’…

Vedat Muriqi mund të quhet një futbollist i Lacios në Seria A.

Sulmuesi nga Kosova ishte prej kohësh në epiqendër të skuadrave europiane, por në fund Igli Tare dhe Lacio e kanë bindur sulmuesin dardan të japë përgjigje pozitive.

Kontrata do të jetë 5-vjeçare dhe Muriqi do të kalojë te Lacio për afro 20 milionè euro. Pritet që dhe skuadrat e Teutës dhe Besës, me të cilat ka luajtur Muriqi, të marrin bonuse të përkthyera në euro.

Ka qenë gazetari turk Ahmet Selim Kul, i cili në një emision sportiv në ‘A Spor’ teksa foli për marrëdhënien Muriqi- Lacio, ka konfirmuar se ekipi nga Roma, ka rritur ofertën për lojtarin e Fenerbahçes.

Lazio ka ngritur ofertën në 20 milionë euro përfshirë bonuset. Transferimi ka arritur në fazën përfundimtare dhe së shpejti pritet zyrtarizimi”, tha Ahmet Selim Kul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!