De Ligt operohet në shpatull, stop 3 muaj!

Mbrojtësi i Juventusit, Matijs de Ligt iu nënshtrua një operacioni në shpatullën e majtë, e cila e shqetësonte prej kohësh. Lajmi bëhet i ditur nga një komunikatë e klubit në rrjetet sociale. Holandezi, i cili sot mbushte 21 vjeç, është operuar në klinikën “Upmc Salvator Mundi” në Romë.

“Ndërhyrja kirurgjikale është realizuar nga doktor Volker Mushal, i ndihmuar nga mjekët Bryson Lesniak dhe Fabrizio Margeritini, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Luka Stefanini. Ajo ishte krejtësisht e suksesshme”, thuhet në shënimin e publikuar nga klubi. Koha e rikuperimit të mbrojtësit Matijs de Ligt, parashikohet të jetë afro 3 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!