Kukësi nis ‘teorinë’ për rivalin e europës…

Skënder Gega i ka besuar vendlindjes së tij Tropojë për të përgatitur në kushte optimale e marrë bekimin për aventurën e re të tij te Kukësi.

Prej dy ditëve grupi verilindor, në vigjilje të takimit me Slavian e Sofjes në 27 gusht në ‘Air Albania Stadium’,po ushtrohet me nga dy seanca në ditë. Afrimet e fundit por dhe kontigjenti i konfirmuar janë angazhuar totalisht në detyrat e ditës.

Objektivi i deklaruar i nënkampionëve të vendit, pavarësisht se nga grupi janë larguar Abazaj apo Shkurtaj, mbetet kalimi i bullgarëve në Europa League.

Sot Gega dhe stafi tij, shpjeguan përmes pamjeve video se si luan ekipi kundërshtar. Klubi e publikon në rrjete:

Ekipi ka zhvilluar sot dy stërvitje në Tropojë, teksa në pushim kanë pasur mundësi të ndjekin edhe ndeshjen e kundërshtarit për t’u njohur më mirë me Slavia Sofian.”-shkruan Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!