Drita humbet në tavolinë, kalon në Europa League

Drita e mbyll me Champions League, por jo me Europën.

Kryetari i Komisionit të Apelit të UEFA-s nuk mori parasysh asnjë faktor në favor të Dritës, e cila me urdhër të UEFA-s u ndalua të zbresë në fushë dje në Nion, ndaj Linfield. Sot mori sot vendimin:

“Të deklarojë ndeshjen finale të turit paraeliminator të Champions League mes Drita dhe Linfield, si të humbur aforfe nga Drita, e cila rezulton se ka humbur kësisoj 3-0, në përputhje me aneksin I.2.1 të rregulloreve të Champions League 2020-21”, shkruhej në vendimin e UEFA-s.

Ndërkaq, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka folur në lidhje ngjarjet e fundit që rrethuan skuadrën kampione të Ipko-s.

Po, ndeshjen e kemi humbur me rezultat zyrtar. Garat do t’i vazhdojmë në Ligën e Evropës”, deklaroi Valon Zymberi. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!