Drita ka shpresë, shtyhet vendimi…

Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga Komisioni Disiplinor për rastin e ndeshjes së anuluar dje mes Dritës dhe ekipit irlandezo-verior Linfield Belfast për llogari të turit paraeliminator në Champions.

Pas rasteve me infeksion të lojtarëve të Dritës, UEFA pezulloi ndeshjen dhe klubi nga Gjilani u nis sot drejt Kosovës.

Një çështje serioze që kalon në Apelin e UEFA-s.

Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”- shkruhet në njoftimin paraprak.

Ndërkaq, data e vendimit nga organet e Apelit te Uefa-s nuk janë bërë të ditura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!