Tronditet Barcelona, një me Covid-19…

Njëri nga futbollistët e Barcelonës, pas analizës së tamponit, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Sipas zyrtarëve të klubit katalanas, rasti u zbulua në një nga nëntë lojtarët që filluan përgatitjet për sezonin e ri ditën e sotme.

Pedro, Francisco Trincao, Matheus Fernandes, Jean-Clair Todibo, Moussa Wague, Carles Alenya, Rafinha Alcantara, Juan Miranda dhe Oriol Busquets, ishin 9 lojtarët, që pas pushimeve dhe u testuan për koronavirus.

Zyrtarët katalanë nuk e tregojnë emrin e të infektuarit, por raportojnë se futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në shtëpi. Ata shtojnë gjithashtu, se ai nuk ka patur kontakte me pjesën e lojtarëve të Barcelonës, e cila sot fluturon drejt Lisbonës për ndeshjet ¼ finale të Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!