Shahktar dhe Sevilja në gjysmëfinale të “Final 8″

Europa League: Sevilja-Man. Junajtid dhe Inter-Shahktar gjysmëfinalet…

Çerekfinalet: Sevilja-Volves 1-0; Shaktar Donjesk-Bazel 4-1

Lukas Okampos dërgon Seviljen në gjysmëfinale të Europa League. Në duelin e luajtur sot në Duisburg mes Volves dhe Seviljes, skuadra e Lopeteguit ka dominuar thuajse për gjatë gjithë takimit, por rastin ideal e pati skuadra që vetëm dy sezone më parë u ngjit në Premier Laegue.

Në të 13-të Himenez humbi një penallti për anglezët. Në finale të takimit teksa regjistrohej e 88-ta, 5 herë fituesit e Europa League, shënuan një gol mjaft të bukur me kokë nga Okampos, pas asistit të Banegës.

Në takimin tjetër atë mes Shahktar Donjesk- Bazel shifrat folën totalisht për kampionët e Ukrainës, të cilët edhe pse shënuan që në fillim, nuk e ndalen vrullin duke goditur në kuadrat dhe tri herë të tjera.

Në minutat shtesë, një gabim trashanik në mbrojtje të Shaktarit i krijon mundësinë formacionit, ku u aktivizua Taulat Xhaka, për të shënuar golin e nderit. Final 4-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!