Kalon Inter, Junajtid ‘godet’ në shtesë

Liga e Europës, çerekfinalet: Inter- Leverkusën 2-1, Man. Junajtid- Kopenhagë 0-0 (1-0 në shtesë)

Interi i Milanos bëhet gjysmëfinalisti i parë i Europa League për sezonin futbollistik 2019-20, ‘finalet’ e të cilit po luhen në Gjermani.

Në Duseldorf, skuadra e Kontes shënoi që në fillim me Barelën në të 15′, teksa 6 minuta më vonë Romelu Lukaku dyfishoi për zikaltërit, pas asistimit të Eshli Jang. Shkurton shifrat Leverkusen në të 24-tën, me talentin Havertz, duke mbajtur gjallë shpresat e ‘aspirinave’ për kualifikim.

Në pjesën e dytë Interi iu afrua disa herë golit të tretë, por ai nuk erdhi. Një sfidë që vërtetoi deklaratën e pragndeshjes nga drejtori i klubit gjerman, Rudi Fëler, i cili e konsideronte favorit Interin.

Edhe pse kryesori i takimit u ‘çorodit’, duke akorduar penallti me pa të drejtë dhe që në fund u anuluan nga VAR, dhe vetë spanjolli Karlos Del Cerro. Interi në gjysmëfinale.

Në takimin tjetër, mes Mançsester Junajtid dhe Kopenhagë, 90 minutat e luajtura në Këln, u mbyllën 0-0. Takimi hyri në shtesë, dy herë nga 15 minuta. Nuk zgjati shumë, pasi portugezi Bruno Fernandesh, me një penallti në të 5′ e shtesës së parë, shënoi golin kualifikues për në gjysmëfinale të Mançester Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!