Drita merr rrugën e kthimit…

Drita e Gjilanit niset për t’u kthyer nga Nioni në Kosovë. Në turneun paraeliminator, skuadra e Nuhiut mundi Inter Escaldes me rezultat 2-1, ndërsa dje, pas peripcive me futbollistë të infektuar, UEFA pezulloi ndeshjen e gjilanasëve me Linfield Belfast.

UEFA ende nuk e ka marrë një vendim zyrtar rreth fatit të takimit, por sipas të gjithave gjasave, Drita do të eliminohet në tavolinë.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar për ‘Gazetën Express’ se Federata Kosovare e Futbollit, po e përgatitë një shkresë protestë ndaj UEFA-s.

Nuk mund ta predikojmë fatin e ndeshjes. Por ne sot jemi duke e përgatitur një letër proteste që do ta dërgojmë në UEFA. Sigurisht se menjëherë do ta publikojmë atë letër edhe në uebfaqen zyrtare të FFK-së dhe do ta shihni përmbajtjen. Kaq mund të them tash për tash”, tha Salihu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!