Portugezi Paulo Souza largohet nga Bordo

Paulo Souza nuk është më trajneri i Bordo. Ish-mesfushori portugez kishte një kontratë deri në vitin 2022 me “zhirondinët”, por me marrëveshje të ndërsjelltë me klubin, ai ndërpreu marrëveshjen e tij.

Në vend të tij është caktuar 66-vjeçari Zhan-Luis Gaset. Bordo ishte në vendin e 12-të, kur Ligue 1 u ndal për të mos rifilluar më për shkak të koronavirusit.

Tani sezoni i ri i futbollit francez do të fillojë më 21 gusht dhe sipas kalendarit të Ligue 1, në javën e pare skuadra e Bordo do të luajë në shtëpi me Nantë, të shtunën më 22 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!