Aulas: Bëmë krenare Francën që na la jashtë Europe
Ndalimi i Ligë1, lë jashtë kompeticionëve europiane Lionin pas 24 vitesh. Franca krenohet me sukseset e klubit në Championsin aktual.
E la jashtë Europe por tani e gjithë Franca me sytë nga Olimpik Lioni i Rudi Garsias. Skuadra në mënyrë surprizë kalon Juven dhe dje Sitin për të luajtur në gjysmëfinalen e Champions League me Bajernin e Mynihut.
Lioni u fotografua në vendin e shtatë, vetëm 1 pike larg Nice dhe Renes, kur mbeteshin edhe 10 ndeshje për t’u luajtur te Ligë 1 Pandemia globale dhe franca që ndali befas futbollin. Me gjithë ‘luftën’ e presidenti të Lionit, Zhan Mishel-Aulas, qeveria franceze, nuk ndyshoi mendje.
“Kjo është mrekulli. Kemi një grup lojtarësh që kanë kapërcyer edhe veten e tyre. Erdhi në kohën e duhur, ndërsa na mungonte vetëm ana psikologjike. Është e shkëlqyeshme sesi kemi eliminuar dy ekipe të nivelit të lartë, pastaj Manchester City është një fuqi e madhe.
Është arritje dhe jehonë e gjithçkaje kemi kaluar në javët e fundit, muajit e fundit. Kemi përshtypjen që lojtarë tanë reaguan ndaj asaj padrejtësie që na gozhdoi në vendin e shtatë të “Ligue 1”. Nuk do të shkojmë në Europë pas 24 vitesh”, tha i ngallëzyer nga suksesi dhe i zhgënyer nga mospjesëmarrja për sezonin 2020-21, presidenti Aulas.