Franca, tregu nga 15 gusht deri më 5 tetor!

Tregu i transferimeve në Francë tashmë ka konfirmuar datat. Sipas informacionit nga “RMC Sport”, Federata Franceze e Futbollit ka vendosur të rihapë tregun e futbollit nga 15 gushti deri më 5 tetor, pak para fundit të periudhës për listat zyrtare të lojtarëve që do të luajnë në Champions League.

Fillimisht, Ligue 1 vendosi të hap tregun më 9 qershor me qëllim minimizimin e humbjeve sa më shumë që të jetë e mundur. Sidoqoftë, ligës e franceze iu desh ta ndërpresë atë më 9 korrik, për t’u përshtatur me pjesën tjetër të ligave europiane

Franca do të bëhet vendi i parafundit i pesë ligave kryesore europiane në hapjen e tregut. Pjesa tjetër e kampionateve tashmë kanë filluar të bëjnë transaksione dhe e vetmja që mbetet për të rifilluar është  tregu italiani, i cili do të hap dyert e tij nga 1 shtatori.

Sidoqoftë, tregu i futbollit europian, në të gjitha vendet e kontinentit, me kërkesë të UEFA-s do të mbyllet më 5 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!