Osmani gati për ‘gradim’, Tirana largon 6

Pas Dokës, që firmosi dhe sot zbriti në seancë me kroatët Goricës, 6 futbollistë kampionë te Tirana largohen nga bardheblutë. Ata janë: Karabeci, Hasani, E.Bakaj, Dunga, Sidibe dhe Morina.

Nuk ka largim zyrtar për Majkëll Ngo, që gjendët në Angli, apo Tefik Osmanin të lakuar para pak ditëve për t’u larguar. Në këtë listë mund të ishin dhe të tjerë kampionë, të cilët shihen në kampionate të huaja, por klubi së paku deri tani, është mjaftuar me emrat e mësipërm.

Në fakt ‘Sporti im.al ka arritur të zbulojë se Tefik Osmani, përkundër zërave për largim, ka në ‘tavolinë’ një ofertë në rang drejtori në klub. Nga kjo listë duket qartë se korçari do të mbetet pjesë e 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

Postimi:

“KF Tirana falenderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim”- shkruan klubi në ‘Facebook’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!