Kastrioti aktiv, Ndreu piketon Imamin dhe dy brazilianë

Kastrioti i ri Ramazan Ndreut, pritet të konfigurohet me shpejtësi. Tekniku krutan e di mirë se çfarë do të thotë Kategori Superiore dhe këtë fakt ua ka bërë prezent drejtuesve, duke këmbëngulur për përforcime. Natyrisht në limite baza e Kastriotit duket se do ruhet.

Sakaq, pëlqehet Eni Imami, me të cilin duket se do konkludohet nga mesjava. Por Ndreu nga duart e të cilit kanë dalë dhjetera kampionë, kërkon të ktheje edhe njërin prej atyre që ka stërvitur që në ‘vegjëli’, Asjon Dajën.

Nga ana tjetër, te fituesi i Grupit A në Kategori të Parë, pjesëmarrës në elitë për 2020-21, pritet të ketë edhe prurje të huaja ‘BIG’

Brazilianët Agnaldo Moraes, mesfushor 26-vjeçar, dhe Devid De Silva, sulmues, 24 vjeç, me gjasë kanë firmosur përmes ‘faksit’ dhe do t’i bashkohen shumë shpejt krutanëve.

Moraes ka eksperiencë në Europë, teksa është aktivizuar me Molde në Norvegji, por dhe Rops në Finlandë.

Patrioti i tij, Devid de Silva si sulmues, ka luajtur kryesisht në Serie B në Brazil, me skuadra si: Foz do Lguaçu, Londrina, Avai etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!