Mungon Markez, fiton Binder

Në mungesë të kampionit Mark Markez (operuar), Brad Binder i panjohur deri tani, triumfoi në pistën e Bërnos në MotoGp duke zënë vendin e parë.

Afrikanojugori ka triumfuar për Çmimin e Madh të Çekisë duke ecur mbi motorin e KTM. Franko Mordibeli dhe Johan Zarko u pozicionuan në vend të 2-të dhe të 3-të.

‘Doktori’ italian u rendit i pesti duke treguar se Valentino Rosi ka ende për të dhënë mbi motorë. Por nëse Binder merr vëmendje maksimale, Fabio Kuartararao, francezi që udhëheq klasifikim, u rendit vetëm në vend të 7-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!