Në Portimao, mbyllja e botërorit në MotoGP

Sezoni MotoGP 2020 do të mbyllet me një Grand Prix në pistën portugeze të Algarves në Portimao, gara e 14-të dhe e fundit, e këtij botërori të improvizuar. Prishja e kalendarëve për shkak të pandemisë Covid-19 është duke i lumturuar disa njerëz.

Si në rastin e Portimaos, në Portugali. Pronarët e cirkuitit të Algarves në Portimao, për herë të parë, kanë fituar të drejtën që në pistën e tyre të zhvillohet një garë Grand Prix në MotoGP, e cila do të jetë edhe e fundit në kalendarin e sezonit 2020.

Javën e kaluar, në Dorna, u përhapën fjalë, se kampionatit botëror do t’i shtohej edhe një garë e katërmbëdhjetë në kalendar. Të hënën, është sqaruar, se ajo do të ishte Grand Prix e Portimaos, e cila do të zhvillohet më 22 nëntor, në fund të sezonit. Tradicionalisht, garat portugeze në MotoGP janë zhvilluar në pistën e Estorilit, që nga viti 2012.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!