Nuk do të jetë në Brno, operohet për së dyti

Siç raportohet nga “Marca”, kampioni i botës së fuqi në MotoGP, piloti spanjoll Mark Markez, nuk do të jetë në Grand Prix të Çekisë, gara që do të zhvillohen në këtë fundjavë.

Ai i është nënshtrua një operacioni për herë të dytë të hënën e kaluar, pikërisht për frakturën në humerusin e krahut të djathtë. Piloti i Hondës u aksidentua më 16 korrik, në pistën e Herezit për Grand Prix të Spanjës dhe iu nënshtrua një operacioni në Barcelonë dy ditë më vonë.

Kampioni Markez, pas operacionit udhëtoi drejt Herezit për të provuar aftësitë e tij mbi Honda, me synim për të marrë pjesë në garë. Por kjo ishte e pamundur për shkak të dhimbjeve. Diagnostifikimet mjekësore diktuan nevojën për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale, pasi pllaka e vendosur ishte dëmtuar.

Menaxheri i Hondës, shpjegon: “Tani e tutje, Mark ka një proces riaftësimi. Vetëm kalimi i kohës do të na tregojë se cila është gjendja e tij dhe si do përballet me të ardhmen. Botërori 2020 në MotoGP është i vështirë, por nuk është i fundit në histori. Jeta merr shumë kthesa. Objektivi tani nuk është ai, por koha për t’u rikuperuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!