Laçianët dhe azerët, “armiq” të hershëm…

Me Keshlen firmos Zhunior, braziliani i Vllaznisë teksa u largua nga shkodranët para pak ditësh.

Keshla-Laçi takohen për herë të dytë në Europa League. Kjo është specifike në shortin e këtij edicioni.

Azerët, në vitin 2015, zbrisnin në Laç me emrin Inter Baku dhe barazonin 1-1(A Meto 20′) në një sfidë të dominuar nga bardhezinjtë. Në ndeshjen e kthimit, Laçi barazoi 0-0, duke e mbajtur 90 minuta kundërshtarin në prapavijë. Ishte koha kur Vucaj me shokë, kishin mjaft oreks.

Në tavolinë, tani azerët konsiderohen se janë një skuadër mesatare dhe ndeshja me një takim (luhet në transfertë), mund ta avanzhojë Laçin. Kuotat priten të jenë të balancuara pasi skuadra kurbinase ka fituar eksperiencë në europë.

Kukësi-Slavia Sofje dhe Teuta-Beitar Jeruzalem, janë çiftet që takohen për herë të parë. Historia e tyre në Europa League është “e bardhë”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!