Kukësi, Laçi, Teuta, njohin rivalët në Europë

Kukësi-Slavia Sofje, Keshla Azerbajxhan-Laçi, Teuta-Beitar Jeruzalem, tri çiftet “shqiptare” në Europa League

Shorti i hedhur në orën 13:00 ka zbuluar gjithçka dhe ekipi i parë që e ka mësuar rivalin ishte Kukësi, i pozicionuar në kahun e favoritëve. Skuadra e Skënder Gegës, do të përballet me Slavia Sofia.

Kurbinasit e Armando Cungut, përballen me Keshla të Azerbajxhanit, ndërsa Teuta do të presë skuadrën izrealite të Beitar Jerusalem.

Kurbinasit duken më me probleme, pasi do ju duhet të udhëtojnë larg për t’u përballur me një takim të vetëm me ish-skuadrën e serbit Mladen Milinkoviç, i cili ka drejtuar në Shqipëri, Luftëtarin dhe Kukësin.

Ndërkohë sipas parashikimeve, Kukësi do të luajë me skuadrën bullgare në “Air Albania Stadium”, ndërsa Teuta do t’i presë izraelitët në stadiumin e saj “Niko Dovana” të Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!