Rudi Fëlër: “Interi jo i pakalueshëm”

Luhet nesër në ‘Spiel-Arena’ të Duseldorfit takimi Inter-Leverkusen. Ndeshja tjetër ajo me Mançester Junajtid-Kopenhagen në Këln. Të dyja përballjet gjysmëfinale të Europa League, nisin në orën 21:00.

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Interit, drejtori sportiv i Bajern Leverkusen, Rudi Fëlër, tha se për të marrë biletën për në gjysmëfinale të Europa League duhet të kalojnë Interin.

Për mikrofonat e ‘Kicker’ ish- bomberi i pancerave Fëlër flet si më poshtë: “Padyshim që Inter,i dyti në Itali, vjen si favorit. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë shans dhe duhet të fshihemi.

Ndeshja kundër Getafe reflektoi shumë mirë cilësitë e Interit. Spanjollët nuk patën shanse dhe Inter u duk se kishte shumë cilësi. Ata kanë shumë lojtarë me përvojë. Kur kanë topin në zotrim, është shumë e vështirë”-tha ish-lojtari drejtori i “aspirinave”. Takimet e këtij kompeticioni luhen me grumbullim në Gjermani dhe me një takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!