Egbo: Nuk jemi favoritë, provojmë

Në raundin e parë eliminator të Champions League, Tirana do të ndeshet për herë të dytë në histori me gjeorgjianët e Dinamo Tbilis.

Një ndeshje që bardheblutë do e luajnë në Gjeorgji. Emanuel Egbo ai që ka ndikuar si futbollist për të eleminuar në të shkuarën kundërshtarin, sot nga pozicioni i trajnerit, flet dhe ofron optimizëm përpara kësaj transferte me një takim.

“Të gjitha skuadrat që kanë dalë kampione këtë sezon janë ekipe shume të forta. Ne do të luajmë në transfertë dhe jo në Tiranë. Vështirësia rritet edhe më tepër. Ne kemi luajtur ndaj Dinamos kur unë isha futbollist. Kjo ka shumë kohë, por përsë janë një kundërshtar për tu respektuar.

Ata janë të avantazhuar pasi janë në aktivitet. Kjo është një armë plus për ta. Fakti që ata janë në vendin e parë u jep gjithashtu besim nga ana psikologjike. Mirëpo, unë kam ndjesi shumë të veçantë sepse jemi kualifikuar një herë dhe mund ta bëjmë përsëri. Jemi në merkato për të marrë lojtarët që na nevojiten dhe për të realizuar objektivin që ne kemi”, u shpreh Emanuel Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!