Aguero, “tifoz” i Sitit në finalet e Champions

Sergio Aguero i ka humbur finalet e Champions League. Gjithsesi, ai do të jetë “tifoz” i  Mançester Sitit në turneun portugez, pasi dëmtimi i pësuar më herët në gju. Ndoshta do ta penalizojë edhe në fillimin e Premier league.

Ndërsa Siti fluturoi për në Lisbonë të hënën, ndërkohë që të shtunën do të përballet me Lion në çerekfinale, Aguero mbeti në Barcelona, ku po vazhdon rikuperimin e tij. Kuptohet, shanset që ai të jetë pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës në këto finale të Champions, nuk ekzistojnë.

Aguero pësoi dëmtimin në fitoren 5-0 ndaj Bërnlej më 24 qershor, ku golashënuesi i Sitit u zëvendësua në minutën e 48-të në “Etihad Stadium”. Sulmuesi më pas kërkoi një ndërhyrje kirurgjikale të gjurit të djathtë.

Në mungesë të tij, braziliani Gabriel Zhezus ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit, duke përfshirë edhe atë të fitores 2-1 të së premtes kaluar ndaj Real Madridit në “Etihad”, që vulosi kalimin në çerekfinalen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!