Tirana, shorti e dërgon në Gjeorgji

Raundi i parë Liga e Kampionëve 2020-21: Dinamo Tbilis- Tirana

UEFA hodhi sot shortin e raundit të parë të Ligës së Kampionëve, ku bën pjesë edhe Tirana. Në një vazo të vështirë, kampionët e Shqipërisë peshkjonë një skuadër që dhe mund të kalohet.

Kryeqytetasit e Shqipërisë do të luajnë në Gjerorgji me vendasit e Dinamos së Tbilisit. Ndeshja do të luhet përmes një protokolli strikt dhe pa praninë e spektatorëve. Nëse Tirana nuk ja del, do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Sakaq, kampionati gjeorgjian ka luajtur deri tani 9 javë dhe kryesohet nga Dinamo Tbilis me 18 pikë. (5 fitore 3 barazime 1 humbje).

Në fakt, në vitin 2003 Tirana është përballur me ketë sukadër ndërsa arrinte të kualifikohej pas penalltive. Humbën 3-0 në Gjeorgji dhe fituan po aq në ‘Qemal Stafa’.

Trajneri aktual i Tiranës Emanuel Egbo, mbronte portën e bardhebluve duke pritur dy penallti duke ndihmuar bardheblutë të kalonin në raundin e dytë.

Por Dinamo Tbilis ka luajtur edhe me Vllazninë në 1998 duke kaluar shkodranët pas një gabimi teknik të kuqebluve.

Skedat e takimëve të Vllaznisë dhe Tiranës me Dinamon e Tbilisit:

UEFA Champions League 1998-99.
Turi i parë eliminator:
22.07.98: Dinamo Tbilisi (Geo) – Vllaznia 1-0 (humbet aforfe 3-0 për gabim teknik)
29.07.98: Vllaznia – Dinamo Tbilisi 3-1 (A.Cungu 14′ 1-0, A.Miloti 86′ 2-0, A.Noga 90′ 3-1)

UEFA Champions League 2003-04
Turi i parë eliminator
16.07.03: Dinamo Tbilisi (Geo) – Tirana 3-0
23.07.03: Tirana – Dinamo Tbilisi 3-0 (Lici 10’, Fortuzi 64’, Halili 77’)

4-2 (Penalltitë: Patushi 1-0,Lici 2-0, Dede 3-1, Halili 4-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!