Pirlo pa liçensë, rregjistrohet në Koverçiano

Andrea Pirlo është caktuar trajneri i ri i Juventusit. Pas shkarkimit të Sarrit, bardhezinjtë kanë vendosur të përqendrohen te një rishtari, i cili, pavarësisht se ka një karrierë të suksesshme si futbollist, do të jetë në provën e tij të parë si trajner.

Megjithëse ende Pirlo nuk ka filluar me rolin e tij ri, ‘Misteri’ nuk do të jetë akoma në gjendje të ulet rregullisht në pankinën bardhezi, për faktin se ai nuk ka liçensën e kursin e UEFA Pro.

Ish-mesfushori Pirlo në fakt, do të jetë në mesin e studentëve të kursit, ashtu siç e kërkon rregullorja dhe nga tetori duhet të diskutojë për të marrë diplomën në Koverçiano, së bashku me kolegët e tij të kursit.

Duke pritur dhe shpresuar, natyrisht që Pirlo do të kalojë provimin dhe të marrë liçensën e UEFA Pro, siç raportohet nga portali “CalcioeFinanza”, zëvendësi i tij Roberto Baronio do të marrë përkohësisht pozicionin e trajnerit të Juves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!