Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juves

Pak orë pasi Mauricio Sarri u shkarkua nga drejtimi Juventus, klubi ka bërë të ditur se ka gjetur teknikun e ri. Ai është Andrea Pirlo, ish-mesfushori axurr dhe i disa skuadrave elitare të Seria A, përfshirë dhe Juven. Pirlo trajner, u emërua te U-23 e Juves, por tashmë ka kapërcyer te skuadra A. Klubi e konfirmon.

“Do të jetë Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit. 41 vjeç, i lindur në Fiero në provincën e Breshias, Andrea Pirlo ka një karrierë legjendare si futbollist që e ka çuar të fitojë gjithçka, nga Liga e Kampioneve te Kupa e Botës. Në katër vitet e tij në drejtimin e mesfushës së Juventusit, Pirlo ka fituar po që tituj kampion, një Kupë Italie dhe dy Superkupa.

Sot, fillon një karrierë e re e tij në botën e futbollit. Siç ishte thënë rreth një javë më parë, nga Maestro në Mister. Nga sot, për popullin juventin do të jetë Misteri, pasi klubi ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit të parë, pasi e kishte përzgjedhur për Juventusin U23.

Zgjedhja e sotme bazohet në bindjen se Pirlo ka gjithçka duhet për të drejtuar, që në debutimin në pankinë, një ekip ekspert dhe me talent për të ndjekur suksese të reja. Andrea Pirlo ka firmosur sot një kotnratë dyvjeçare, deri në qershorin e vitit 2022”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!