Rikthehet Berteli te Juvja, e përzgjedh Pirlo

Paolo Berteli do të jetë përgatitësi i ri atletik i Juventusit, në vend të Daniele Tonjacini, trajnerit historik të Milanit dhe mendjes së “Milan Lab”, i cili iu bashkua torinezëve një vit më parë së bashku me Mauricio Sarrin.

Berteli do të zgjidhë kontratën e tij me Sampdorian, e cila do të skadonte në qershor 2021, për t’iu përgjigjur thirrjes së Andrea Pirlos. Ky është një rikthim për të në Torino, pasi ai ka qenë te bardhezinjtë e “Zonjës” edhe në tri vitet e Antonio Kontes.

Përgatitësi fizik Paolo Barteli ka qenë pjesë edhe e skuadrës “axurre”. Marçelo Lipi e detyroi atë, të braktiste asokohe Romën, për t’u bërë pjesë e stafit të Italisë në aventunën e Afrikës së Jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!