Troisi ‘shëtit’ në Cerrik

Marcelo Troisi merr timonin e Turbinës së Cerrikuit.

Nofka e ‘Sporti im.al’ për trajnerin-menaxher Marcelo Troisi si ‘shëtitësi’, gjen zbatim edhe sot teksa braziliani nga Flamurtari i Vlorës gdhin te Turbina e Cerrikut.

Lajmin e ka raportuar vetë klubi i presidentit Gjoka ndërsa në rrjete ka shkruar për lëvizjen e fundit.

Cerrikasit zhvilluan një edicion me hope në Kategori të Parë dhe vetëm javën e fundit skudara e drejtuar teknikisht nga vladimir Gjoni, ia doli të sigurojë qëndrimin.

Postimi:

Turbina ditën e djeshme i ka dhënë dorën dhe ka falënderuar trajnerin Vladimir Gjonaj që ishte pjesë e jona fazën e fundit të kampionatit duke i uruar suksese në vazhdimësi! Menjëherë pas largimit të Gjonajt, Turbina zyrtarizon trajnerin e ri, i cili është braziliani Marcelo Troisi! Troisi sezonin e shkuar drejtoi skuadrën e Flamurtarit!”, shkruan klubi i Turbinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!