Alillari “braktis” Pogradecin për kryeqytetin

Pasi ka përjetuar ankthin e ndeshjeve të “play-out”-it në grupin A të Kategorisë së Parë, drejtuesit italianë të Dinamos, duket kanë menduar që tani për riformatimin e skuadrës së tyre për sezonin e ri, me gjasa për të synuar më lart.

Brenda këtij konteksi ka qenë edhe afrimi zyrtar në skuadrën dinamovite dhe nënshkrimi i një kontrate bashkëpunimi me Artion Alillari. Sezonin e kaluar, sulmuesi 24-vjeçar ishte ndër golashënuesit më të mirë të skuadrës së Pogradecit, në radhët e së cilës ka realizuar 13 gola.

“Dinamo e presidentit Pontrelli bën një goditje të madhe në merkato! Sulmuesi pogradecar Artion Alillari, një prej golashënuesve të grupit B dhe i liqenorëve në sezonin e kaluar, sot është zyrtarisht i Dinamos. Lojtari është ndjekur që prej muajit Janar, duke qënë edhe një dëshirë e madhe e presidentit.

Nëndetësja kështu largohet nga ankorimi dhe fillon të lundrojë për të arritur qëllimin e saj! 24-vjeçari Alillari i ardhur nga Pogradeci, sezonin e fundit si titullar i padiskutueshëm, shënoi 13 gola dhe 10 asist duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai vjen si lojtar me premisa të mëdha dhe si një vlerë e shtuar në sulmin Blu.

FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën Dinamovite,”– shkruan kështu klubi i Dinamos në faqen e tij në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar kësisoj afrimin në skuadrën e tyre të sulmuesit pogradecar, Artion Alillari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!