Pogradeci, të hënën zbret në fushë…

Trajneri i skuadrës së Pogradecit, Ardian Abazaj, ka pohuar për “SportiIm.al” se skuadra e “liqenorëve” do të zbresë në fushën e stërvitjes pasditen e ditës së hënë.

“E rendësishme është fakti që pas përfundimit të sezonit nga skuadra nuk na janë larguar lojtarë. Në përbërje të skuadrës sonë do të jenë ata futbollistë e që e mbyllën kampionatin e kaluar,”- të thotë mes të tjerash trajneri i njohur pogradecar.

Ndërkohë drejtuesit e skuadrës “liqenore” kanë kanë arritur të bëjnë edhe afrimin e parë në skuadër. Bëhet fjalë për portierin Mateo Baci, që kampionatin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Tërbunit.

Numri një i pankinës së Pogradecit, Ardian Abazaj, pohon se në ditët në vazhdim do të shikohet mundësia edhe për ndonjë afrim tjetër cilësor.

Nga Nderim GOCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!