MotoGP 2020, kalendari parashikon 15 gara!
● Grand Prix i Argjentinës, Tajlandës dhe Malajzisë, kanë njoftuar anullimin e garave në pistat e tyre, duke u përjashtuar nga botërori i vitit 2020 në motoçiklizëm, ndërkohë që shtohet çmimi i Valencias…
Tri nga garat Grand Prix, fillimisht të shtyra për shkak të koronavirusit, janë fshirë nga kalendari i botërorit të motoçiklizmit, pas ndërlikimeve të krijuara nga pandemia Covid-19.
Ndërsa garat nuk do të zhvillohen në cirkuitin e Argjentinës, Tajlandës dhe Malajzisë, zbulohet se një tjetër Grand Prix do t’i shtohet kampionatit botëror MotoGP 2020.
Bëhet fjalë për garat që do të zhvillohen në pistën e Valencias në Spanjë, që do të mbahen nga 20 deri më 22 nëntori, që mund të jetë edhe e fundit për botërorin e këtij sezoni.
Detajet e mëtejshme për Grand Prix të Valencias do të konfirmohen të hënën e 10 gushtit. Kalendari i botërorit 2020 në motoçiklizëm parashikon, për momentin, 15 gara.