Edhe presidenti Agag, pozitiv me Covid-19

Rregulloret e sigurisë anti-Covid janë shumë të rrepta dhe janë për të gjithë. Për këtë arsye, askush nuk është i shpëtuar nga kontrollet dhe pasojat e tyre, nëse ato testojnë pozitive.

Madje, atyre nuk u ka shpëtuar as shefi suprem i një kampionati, si Alehandro Agag, president i Formula E, i cili ka rezultuar pozitiv, pas mbërritjes së tij në Berlin.

Lajmin, ai vetë e ka bërë publik në Instagram, teksa shkruan: “Urime Da Costa për fitoren e madhe në garën e Berlinit. Jam shumë i trishtuar për humbjen e garës së parë në Formula E, më duhej ta shikoja atë nga dhoma ime në Berlin.

U testova sapo mbërrita, rezultova pozitiv me Covid-19 dhe po ndjek të gjitha protokolle që duhet t’i mbajmë për të qenë të gjithë të sigurt”, ka shkruar presidenti spanjoll i Formula E, pas garës së Berlinit.

Protokolli shëndetësor e la Alehandro Agagun pa marrë pjesë në mjediset e cirkitit. Përpos tij, edhe Dilbagh Gillit, shefit te Mahindra, ka rezultuar pozitiv. Të dy rastet tani janë duke bërë karantinimet e tyre përkatëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!