Infeksione të shtuara në Gjermani: UEFA, ‘zbatoni protokollin’

UEFA ka paralajmëruar se ndeshjet ndërkombëtare do të konsiderohen në rrezik nëse protokollet për kthimin e Champions dhe Europa League nuk respektohen.

Rikthehet paniku i COVID-19 në Gjermani. Mediat italiane shprehen se pikërisht në ditët kur nisën play-off e fazave vendimtare të Europa League, koronavirusi shtohet me shpejtësi.

Numrat janë të pamëshirshëm dhe flasin për një mijë infeksione të reja brenda një dite, siç nuk ka ndodhur që nga fillimi i majit. ‘Lokomotiva ekonomike’ e Evropës duket se është bërë e tillë në përhapjen e Coronavirus”-shprehet TMW.

Menjëherë UEFA ka paralajmëruar se ndeshjet ndërkombëtare do të konsiderohen në rrezik nëse protokollet për kthimin e Champions dhe Europa League nuk respektohen.

Liga e Europës po luhet nga dje në Gjermani teksa nesër rifillon dhe Liga e Kampionëve. “Është e nevojshme – paralajmëroi UEFA – që të gjitha palët t’i përmbahen praktikave më të mira të higjienës dhe që praktikat e vendosura në protokoll të respektohen rreptësisht nga të gjithë anëtarët e ekipeve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!