Molet dhe 15 të rinj, pozitivë te Montpelje

I prekur nga Covid-19, Florent Molet u vendos në izolim dhe klubi do të marrë masa drastike në qendrën e tij të trajnimit, ku janë identifikuar rreth pesëmbëdhjetë raste positive te futbollistët e rinj.

Stafi dhe lojtarët e Montpelje, do t’i nënshtrohen një testi të ri për Covid-19 këtë të enjte në mëngjes, në qendrën stërvitore Gramont. Por sido që të jenë rezultatet, ata nuk do të shkojnë në Milau të shtunën, për miqësoren me Klermont (Ligue 2).

Autor i një goli të shkëlqyeshëm kundër Strasburgut (1-2) javën e kaluar, Florent Molet është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndaj është detyruar të izolohet në shtëpi. Gjendja e tij shëndetësore nuk është shqetësuese.

Por, pasi Junior Sambia (i shtruar në gjendje të rëndë në spital) dhe rasteve të Mihailo Ristiç, Ambroise Oyongo dhe Thibault Tamas, të cilët do të bashkohen sot me skuadrën pas karantimit të tyre, shqetësimi për goditjen e një vale epidemike të Covid-19, është evident te Montpelie.

Përveç kësaj, në mesin e futbollistëve të rinjve, rreth pesëmbëdhjetë lojtarë të testuar kanë rezultuar gjithashtu pozitivë me Covid-19. Atas janë infektuar gjatë një kursi trajnimi për ekipet U-15, U-16 dhe U-17…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!