Rakitiç refuzon edhe ofertën e “Topçinjve”

Mikel Arteta thuhet se i ka bërë ofertë Ivan Rakitiç në lidhje me një transferim të  mundshëm te Arsenali në Londës. Por mesfushori i Barcelonës e ka refuzuar ftesën, pasi ende dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

Nga burime pranë futbollistit kroat, mësohet se Rakitiç preferon më teppër një kalim te Sevilja dhe të vazhdojë të qëndrojë nën diellin spanjol, qoftë edhe për një marrëveshje me vlerën e 9 milionë paundëve.

Mesfushori Ivan Rakitiç ka fituar titujt e Champions League dhe La Liga me Barcën, por  shefat e “Nou Camp” aktualisht dëshirojnë ta shkarkojnë atë nga listë-pagesat e klubit, të cilat nuk janë të vogla.

Mesfushori 32-vjeçar, i kërkuar nga Juventus në fillim të këtij viti, është shprehur do të donte të kthehej në Sevilja, nga ku më 2014 u largua për t’u bashkuar me Barcelonën, duke refuzuar edhe kërkesat e Junajtid dhe Spërs.

Mediat franceze pretendojnë se shefi i “Topçinjve”, Arteta, i ka telefonuar drejtpërdrejt Rakitiçit, por kroati nuk ka qenë shumë i interesuar për t’u akomoduar në Londër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!