Uniforma e re e Sitit, simboli i Mançesterit…

Marrëveshja me Puma, 65 milionë në vit, e treta më e shtrenjtë në Premier League, asaj të Liverpulit me 80 milionë dhe Junajtid me 75 milionë paund

Mançester Siti dhe Puma sot në mëngjes hodhën në treg kitin e dytë të uniformave të reja për sezonin e ri 2020-21. Dizajni, me ngjyrë të zezë me nuancë bakri, tregon një model të urës në Castlefield, një zonë për të cilën klubi thotë se është “simboli” i Mançesterit.

David Bremond, shefi i veshjeve të licencuara nga Teamsport, tha: “Ne kërkuam vende ku njerëzit mblidhen për të eksploruar kreativitetin e tyre përmes artit dhe muzikës. Castlefield është i pasur me histori dhe domethënie për qytetin; ajo vërtet lidhet me skenën kulturore rinore dhe rrënjët krijuese.

Ura mbi kanalin është një dizajn ikonik, i cili na frymëzoi të sjellim këtë strukturë klasike në jetë përmes modelit dhe ngjyrave të fanellës së re. Ne kemi dashur që fanella të ndjehet e veçantë për tifozët dhe të tregojë kulturën e pasur të Mançesterit”.

Fushata 2020-21 është sezoni i dytë i Sitit të veshur me Puma, kundrejt një marrëveshjeje prej 65 milionë paund në vit, me kompaninë gjermane të veshjeve sporteve.

Marrëveshja e Mançesterit është e treta më e shtrenjta në Premier League, pas marrëveshjes prej 80 milionë të Liverpulit me Nike dhe marrëveshjes prej 75 milionë paund në vit të Mançester Junajtid me Adidas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!