“Protagonist te Bazeli, por jo te Liverpuli”

Portieri në largim i Liverpulit, Endi Lonergan, pretendon se Xherdan Shaqiri është më i vështirë për t’u përballur në stërvitje, sa treshja sulmuese e Liverpulit, Mo Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Lonergan, teksa rezervon vlerësimin special për Shaqirin, thotë gjithashtu, se ai gjithmonë shpresonte të ishte në ekip me të në stërvitje. “Ajo që me të vërtetë nuk më pëlqen, është përballja me Shaqirin. Kur ai gjuan, mund të bëjë çfarë të dojë me të majtën e tij”.

Por, ndërsa merr “çmimin” nga një ish-shok i tij i skuadrës, mesfushori shqiptaro-zviceran, para pak kohësh është kritikuar nga trajneri zviceran Arno Rosini. “Xherdani nuk është kampion. Ne nuk mund të themi, se ai la gjurmët e tij me ekipet me të cilat fitoi.

Të paktën jo me djemtë e mëdhenj. Ai ishte protagonisti te Bazeli, por jo te Bayern apo Liverpul. Le të themi, se ndër vite Shaqiri ka ndjekur shpesh lojërat e skuadrave të tij si spektator, duke u ulur në vendet më të mira. Dhe për të janë paguar miliona”,- është shprehur Rosini, ish-menaxheri i FC Sion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!