Shmaikel Jr., synim për portën e Junajtid…

Trajneri Solskjaer është i vendosur të ndërmarrë veprime për siguruar portën e Junajtid. David De Gea ka përfunduar një sezon të dobët dhe zhgënjyes.

Te “Djajtë” thuhet se po përgatiten për një kalim të bujshëm të Kasper Shmaikel, çka do të ishte një transferim emocional, pasi babai i tij Peter, është një legjendë te Junajtid.

Portieri i Leiçester thuhet se është shfaqur në listën e synimeve për “Djajtë”, pasi ata kërkojnë të përmirësojnë situatën shqetësuese midis shtyllave.

Trajnerit Ole Gunar Solskjaer dhe shefave të Junajtid, u ka tërhequr vëmendjen Shmaikel, 33 vjeç, i cili të jetë blerja më të mirë për një portier këtë verë, sipas “Sun”.

Numri 1 i Junajtid, David De Gea ka bërë një sezon të përzier, me një formë të dobët në fund të Premier League, çka ka bërë që vendi i tij tani në “Old Traford” të mos jetë i sigurtë.

Portieri i ri Dean Henderson do të rikthehet te Junajtid këtë verë, pas një sezoni të suksesshme gjatë huazimit te Shefild Junajtid, por thuhet se trajneri Solskjaer ka rezerva.

Norvegjezi mendon se ai ende nuk është në gjendje të hyjë direkt si numri 1 ​​i Mançester Junajtid, pavarësisht nga talenti i tij. Për Henderson e ardhmja është premtuese, por kërkon kohën e nevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!